Telenews

Hagë – vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimin ndaj krerëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Dje ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i radhës i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur 4355.

Po ashtu dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i pestë me kodin 3165 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sikur ditët e kaluara edhe dje seanca në shumicën e kohës ka qenë me përmbajtje të redaktuar dhe në sesion privat.

Seancat në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për këtë javë janë planifikuar të vazhdojnë deri të mërkurën.

Të ngajshme

Sulme në disa burgje në Francë gjatë mbrëmjes së kaluar

Valjeta Turkaj

Shuplaka e Jozit në Norvegji, çka po thuhet për të?

Erzana Fazliu

Rusia thotë se nuk është e lehtë të dakordohen për marrëveshjen e paqes së Ukrainës

Valjeta Turkaj