Telenews

Arrestohet një i dyshuar në Pejë për dëmtim të varrezave

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, me datё 23.05.2023, rreth orёs 07:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga pёrsona tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati.

Nё vendngjarje kanё dalё njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё dhe menaxhmenti i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё.

“Aty ёshtё vërejtur se njё varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe ndёrsa tetё  tё tjera janё dёmtuar mё pak”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë pas njё pune intesive operativo-hetimore është arritur të bëhet identifikimi dhe arrestimi i tё dyshuarit: E.U. i lindur me 1989.

Personi i dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

Të ngajshme

Gara për asamble, LDK-ja me 9 vota para AAK-së në Junik

Valjeta Turkaj

Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit

Erzana Fazliu

Serbia përballet me sfida energjetike nga SHBA-ja dhe Rusia

Valjeta Turkaj