Telenews

Ambasadori Hovenier dhe ambasadori Rohde vizitojnë Manastirin e Deçanit

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka qëndruar bashkë me 25 diplomatë të tjerë në Manastirin e Deçanit, gjatë ditës.

“E mrekullueshme që isha bashkë me kolegë të trupës diplomatike të Kosovës për vizitë në manastirin e bukur dhe historik të Deçanit”, ka shkruar ai.

Këtë mbishkrim, diplomati amerikan e ka bërë pasi ka shpërndarë cicërimën në Twitter të kolegut të tij gjerman që shërben në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka shkruar: “Sot shijuam një tjetër vizitë të këndshme në Manastirin e Deçanit, si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në emër të kolegëve të mi dhe timin, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për igumenin Sava Janjiq dhe mikpritjen e tij”.

 

Të ngajshme

Mauro Icardi me dedikim emocional ndaj tifozëve të ish klubit Galatasaray!

Rrezarta Ramaj

Rama pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Jemi plotësisht transparentë, të gatshëm për bashkëpunim

Rrezarta Ramaj

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vdekja e Arlindës s’mund të përfundojë si një tjetër raport në arkiva

Rrezarta Ramaj