Telenews

Përfundon mbledhja e kryesisë, LDK nga 1 qershori nis zgjedhjet e brendshme

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku në konferencë për media ka bërë të ditur se është marrë vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme, shkruan Reporteri.net.

I pari i LDK-së tha se propozimin e sotëm, Kryesia do t’ia dërgojë Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, për të cilin njoftoi se do të mblidhet të premten.

“Kryesia e LDK-së ka marrë vendim në menyrë unanime që te shpall zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe që këtë propozim t’ia dërgojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili do të mblidhet këtë të premte, për të formalizuar kështu zgjedhjet e rregullta të brendshme të LDK-së”, tha Kryetari i LDK-së.

Abdixhiku para gazetarëve tha se ky proces për LDK-në është festë, pasi si parti gjithmonë kanë besuar që demokracia është vlerë, e që besojnë ta manifestojnë edhe në këtë proces të brendshëm.

“Ky proces për ne është festë sepse gjithmonë LDK ka besuar që demokracia e brendshme është vlerë, vlerë identitare, si vlerë të cilën besojmë ta manifestojmë edhe me procesin tonë të brendshëm”, tha ai.

Kreu i kësaj partie gjithashtu bëri të ditur se sot në kryesi kanë aprovuar 7 parime të cilat do t’i paraqiten edhe Këshillit të Përgjithshëm dhe se procesi zgjedhor do të nis me 1 qershor dhe në vjeshtë pritet të përfundojë.

“Kemi aprovuar sot ne kryesi 7 parime të cilat do t’i paraqiten Keshillit të Pergjithshëm te LDK-së, dhe presim qe nga ky të nis procesi i brendshëm i cili nis me 1 qershor dhe në vjeshtë do duhej të përfundojë”, tha Abdixhiku në konferencë për media.

Të ngajshme

Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park

Valjeta Turkaj

21 fëmijë në mesin e viktimave nga përmbytjet në Kerr të Teksasit

Valjeta Turkaj

12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Valjeta Turkaj