Telenews

Tahiri: Kosova më së keqi në rajon në mesataren e pagave

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë Kosova do të duhej që t’i rrisë pagat.

Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka treguar gjitha vendet e rajonit tanimë kanë filluar diskutimet për rritjen e pagës mesatare, përpos Kosovës.

“Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, po diskutohet për rritjen e pagës mesatare në 900 euro deri në prillin e vitit 2024. Lëvizje të ngjashme kanë marrë edhe vendet tjera të rajonit. Në krahasim me vitin 2015, kur Kosova kishte pagën mesatare 444 euro, Maqedonia e Veriut – 504 euro, Serbia – 537 euro, Mali i Zi – 726 euro dhe Shqipëria 259 euro.”

“Aktualisht, paga mesatare në rajon është: Kosova 504 euro, apo rritje prej 60 euro; Maqedonia e Veriut, 705 euro apo rritje prej 201 euro; Serbia – 763 euro, apo 226 euro, Mali i Zi – 792 euro apo 66 euro dhe Shqipëria – 900 euro, apo 641 euro. Përderisa këta numra tregojnë për rritjen e pagës mesatare në rajon, Qeveria e Kosovës dhe ministri Murati, përveç koeficientit të përcaktuar 105 euro, nuk ka ndërmarrë asnjë masë”.
“Me urgjencë duhet të shqyrtohet rritja e koeficientit në 129 euro në administratë publike siç kemi propozuar ne si AAK dhe të merren masa të shpejta për pagën minimale sipas amandamentit tonë që e kemi propozuar në Komisionin për Buxhet”.

Të ngajshme

Hamza: Zëri i diasporës ka vlerë për ne dhe ndikim për Kosovën

Erzana Fazliu

Ryva Kajtazi humb personin e ngushtë të familjes

Erzana Fazliu

Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde

Erzana Fazliu