Telenews

Penguan faljen e xhumasë, shoqërohen në stacionin policor gjashtë qytetarë të Bellopojës

Ishte koha e xhumasë dhe pritej që të kryhej ky ritual si rëndomë. Por, kështu nuk ndodhi këtë të premte në fashitin Bellopojë të Podujevës.
Disa persona dyshohet se kanë penguar faljen e xhumasë.

Sipas burimeve të Insajderi, këta persona kanë tentuar që ta pengojnë që këtë ritual fetar ta kryej imami Kujtim Hyseni, dh për këtë është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Siç merr vesh Insajderi, Policia e Kosovës deri tash ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona, por dyshohet se mund të shoqërohen edhe të tjerë.

ujtojmë se imami Hyseni dhe vet xhamia në Bellopojë u bënë të njohura në publik pas veprimit që kishte ndërmarrë ky imam duke vendosur flamurin kombëtar në minaren e xhamisë më 28 nëntor. Ai kishte pranuar më vonë edhe kërcënime për këtë veprim.

Të ngajshme

Zyrtare/ Davide Frattesi më në fund është futbollist i Lazios

Yllka Gashi

Çifti në bregdet, kështu po e feston Gimbo sot ditëlindjen

Yllka Gashi

Një muaj paraburgim për 2 të dyshuarit që tentuan vrasjen e një personi në Ferizaj

Yllka Gashi