Telenews

Hoti: Ligj dhe rend në gjithë Kosovën, por veprimet të jenë të koordinuara me miqtë

Deputeti i Lidhjes Demokratike në Kosovë, Avdullah Hoti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri.

Hoti ka thënë se ligj dhe rend duhet të ketë në gjithë Kosovën, por që veprimet duhet të jenë të koordinuara me miqtë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Ligj dhe rend në të gjithë Kosovën. Edhe në veri. Por veprimet të jenë të menduara dhe të përgatitura mirë. Në veçanti dhe DOMOSDOSHMËRISHT të koordinuara me miqtë e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Hoti.

Ndryshe, Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Të ngajshme

“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, vëllai i Liridonës tregon se çka biseduan me fëmijët për natën kritike

Rrezarta Ramaj

Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Valjeta Turkaj

Nga cilësia te performanca vetëm te Auto Pjesë Beka

Valjeta Turkaj