Telenews

A do ketë Kosova energji elektrike gjatë dimrit?

Kosova po parashihet të ketë përsëri vështirësi në sigurimin e energjisë elektrike gjatë stinës së dimrit, edhe pse vështirësitë nuk pritet të jenë sikurse në vitet paraprake, përshkak të rënjës së çmimit në bursë.

Termocentralet e stërvjetra por aktive të KEK-ut, edhe po të punonin në mënyrë perfekte dhe pa asnjë ndërprerje, nuk mund të arrijnë sasinë e kërkuar të rrymës gjatë ditëve të ftohta.

Konsumi gjatë pikut të tij që është zakonisht gjatë dimrit, shkon kryesisht deri në 1280-1300 megavat për orë.

Kurse, Kosova me kapacitetet e saj maksimumi mund të prodhoj deri në rreth 750 deri 800 megavat në orë.

Kosova sikurse shumë vende të tjera, gjatë fundit të vitit 2021 dhe fillimit të 2022-tës pati krizë energjetike me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë ani pse shpenzoi miliona euro duke importuar.

E kur stina e dimrit nuk është larg, shtrohet pyetja nëse një gjendje e njëjtë mund të përsëritet.

TV Dukagjini, dërgoi pyetje tek Zyra e Rregullatorit për Energji, dhe Ministria e Ekonomisë nëse kanë hartuar planin për menaxhimin  e energjisë për stinën e dimrit dhe nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për import të saj.

Asnjëra as tjetra nuk morën mundin për përgjigjen gjatë të hënës.

Megjithatë, ata që monitorojnë punën e të dyja këtyre institucioneve, thonë që Kosova përsëri do të ketë problem me sigurimin e energjisë.

Presim që do të ketë vështirësi edhe në këtë vit, sidomos në dy muajt e pare të 2025-tës, kur muaji janar dhe shkurt janë zakonisht ku mbrrihet piku i kërkesës,” tha Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Abazi thotë se pjesa tjetër e kërkesës së energjisë mbulohet vetëm me import, e ku çmimet e saj dallojnë nga periudha në periudhë.

“Zakonisht, kur neve na duhet më së shumti import çmimet janë relativisht të larta, megjithëse nuk janë çmimet e krizës energjetike më, kemi parë që në vitin 2022 ka qenë një çmim shumë i lartë mesatar i importit kurse menjëherë në vitin 2023 ka pasur një rënie prej 50% të çmimit të importit në treg,” shtoi Abazi.

Ndërkaq, profesori universitar Vezir Rexhepi thotë se investimet e Kosovës efiçiencë dhe çmimet e importit në bursë kanë rënë momentalisht dhe nëse qëndrojnë kështu Kosova kalon më lehtë këtë vit.

“Janë shumë faktor që e determinojnë nëse do të ketë dimër të vështirë, dhe apo edhe nëse do të ketë reduktime, dihet që Kosova varet prej diku 80% prej termocentraleve, pra prej energjisë fosile kurse 20% llogaritet të jetë energji e ripërtritshme, kështu që bazuar në çmimet e burses mendoj edhe kushtet klimatike atëherë mendoj që dimri do të jetë më i lehtë,” shtoi Rexhepi.

Çmimi i megavatgit të energjisë sipas bursës hungareze me 1 tetor pritet të jetë 79 euro, i cili kishte periudha ku arrinte deri mbi 400 euro.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj