Milan pësoi humbje me rezultat 1-0 si mysafir i Lazios, duke humbur një mundësi të artë për të afruar diferencën me Interin në vetëm pesë pikë.
Përveç rezultatit zhgënjyes, një tjetër moment i tensionuar ka të bëjë me reagimin e Rafa Leao gjatë zëvendësimit në pjesën e dytë, i cili nuk ishte aspak normal.
Trajneri Max Allegri nuk ka reaguar ende publikisht për incidentin, por agjenti i tij, Giovanni Branchini, ka komentuar situatën.
“Leao është një aset i rëndësishëm për klubin dhe për këtë arsye duhet të merren parasysh faktorë të ndryshëm. Ky sezon nuk ka qenë me kontribut për ekipin, kjo është e qartë për të gjithë”.
“Megjithatë, ai mbetet një lojtar kyç dhe do të mbrohet deri në fund, ashtu siç bëri edhe Allegri pas ndeshjes së mbrëmshme, pavarësisht reagimit të ashpër gjatë zëvendësimit”, deklaroi Branchini.
Kur u pyet nëse Allegri do të ndëshkonte Leao për shfaqjen e tij të mosrespektit, përgjigjja e agjentit ishte e qartë, por diplomatike.
“Dinamika e klubit është e ndërlikuar,” u shpreh ai në një intervistë për Radio Anch’io Sport në Radio 1.

