Telenews

A do ta pranojë Limaj ofertën? Spahiu: Kurti i ofroi tri ministri

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka zbuluar detaje rreth ofertës që, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i ka bërë Fatmir Limajt për një bashkëpunim të mundshëm politik.

I ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Spahiu tha se Limajt i është ofruar mundësia për të marrë tri ministri nëse vendos të bashkëpunojë me Kurtin.

“Unë po të isha në vend të Kurtit, moti e kisha vendos Limajn kryetar të Kuvendit. Por edhe po të isha në vend të Limajt, do t’i pranoja ato tri ministri – nuk janë pak, kur i ka fitu tre deputetë. Edhe po pres që nëse Limaj e pranon këtë ofertë, Artan Nimani me qenë ministër i ardhshëm në Qeverinë e Kosovës”, deklaroi Spahiu.

Ai theksoi se një marrëveshje e tillë do të sillte kualitet në qeverisje, duke shtuar se shpreson që të paktën njëra palë “të lëshojë pe”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 shtator

Rrezarta Ramaj

Edhe në Zonën Operative të Shalës ndizet “Zjarri i Lirisë” –

KushtrimGuraj

“Zjarri i Lirisë” ndizet në vendlindjen e Jakup Krasniqit –

KushtrimGuraj