Ishte viti 2016 kur ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj kishte ftuar mediat të dalin në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ të kryeqytetit për një konferencë ku prezantoi ‘zbulimin’ e tij. Nuk kishte të bënte asgjë me politikë, por, me një fis ilir të quajtur “Kalasha” në Afganistan. Edhe pse Salihaj e kishte thirrur konferencën për një temë krejt tjetër dhe shumë serioze, ai në minutat e fundit kishte vendosur ta ndërrojë temën. Ndoshta u frikësua.
Por, shtatë vite pas, bashkëvendasi i Salihajt nga Ferizaj, Haki Abazi paralajmëroi një konferencë për media. Kjo konferencë pritet të shkaktojë përplasje të ashpër mes deputetit dhe partisë që përfaqëson.
Përveç këtij diskutimi, Abazi tha se do të flasin edhe për disa audio/video inçizime, që sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë me urdhërin e dhënë për shkarkimin e tij.
Mbetet për tu parë e dëgjuar se a do të flas deputeti Abazi për çështjet të cilat i paralajmëroi fuqishëm apo do të heqë dorë në momentet e fundit dhe do të flasë për fisin Kalash.

