Telenews

A do të jetë Fatmir Limaj kandidat për deputet nga lista e LDK-së, flet Abdixhiku

Lumir Abdixhiku është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Këtë e bëri të ditur ai pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së të hënën.

Kryetari i LDK-së, në konferencë për media tha se janë të hapur që individë dhe parti politike të përfshihen në listën e LDK-së.

“Te çështja e kandidatit të LDK-së për kryeministër, ndonëse e hapa diskutimin nuk zgjati shumë. Ishte diskutim i shkurt dhe kryesia e konsideron se përderisa ka kryetar partie s’ka nevojë të ketë kandidat për kryeministër. Prandaj më nominoj si propozim për Këshillin e Përgjithshëm se të jem kandidat për kryeministër. Mora autorizimet që më takojnë edhe si kryetar por rikonfirmova këto autorizime. Hoqa dorë nga e drejta ime për të bërë renditjen e listës. Kur të bëhet renditja do të jetë një grup më i madh i njerëzve që mos të ketë pakënaqësi se kush është përpara dhe kush mbrapa”, tha ai.

Madje pas pyetjes së KP, Abdixhiku tha se janë të gatshëm që nën listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së të përfshihet edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, po ashtu Aleanca Kosova e Re (AKR), Partia Demokristiane dhe Partia e Drejtësisë.

“LDK ka vendosur në kryesi se do të garojë e vetme por që brenda listës së LDK-së do të zhvillojë diskutime me individ, aktorë dhe besa edhe parti politike që mund të jenë pjesë e listës së LDK-së. Të gjitha diskutimet që i kemi pasur deri më tani në këtë vendim të kryesisë janë hapur rrugë që të përfshihen në një listë të madhe dhe përbashkuese në këtë garë nacionale… LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe zotërin Limaj me deputetët e vet. Për këtë çështje do të zhvillojmë bisedime ditëve në vijim por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë të tjera. Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, AKR-në. Ne jemi të hapur për parti por edhe për individ”, theksoi Abdixhiku.

Krahas kësaj, Abdixhiku foli edhe për koalicionet paszgjedhore dhe vijat e kuqe. Ai u shpreh i ashpër karshi qeverisë në detyrë, derisa tha se ata janë alternativë e populizmit të LVV-së.

“Le të punojmë që mos të ketë rezultat të njëjtë që pastaj të na kthen në bllokadë. Tani po e shihni se po përballemi me një regjim jo demokratik i cili qëndron në zyrë pa legjitimitet qytetarë dhe është në gjendje të bllokojë qytete, përfshirë edhe kryeqytetin. Po ashtu, është në gjendje të mos zbatojë as një vendim të gjykatave, as Kushtetueses, Supremes dhe i cili mendje ne ka në bllokadë dhe sabotim. Në rrethana të tilla të bësh të gjithë këtë përpjekje dhe në fund të legjitimosh një gjë të tillë do të ishte gabim i pafalshme. LDK është alternativë e populizmit të tanishëm”, përfundoi ai.

Të ngajshme

Zhvillohen gërmime në Pejë e Prizren, gjenden dhe zhvarrosen mbetje mortore

KushtrimGuraj

Kongresmenët amerikanë shkojnë në KFOR, Komandanti u jep informacione për situatën e sigurisë

KushtrimGuraj

“Bombë në Drejtorinë e Përgjithshme”, kërcënimi në serbisht që alarmoi mbrëmë pas mesnate Policinë e Kosovës

Donat Hashani