Telenews

A do të marrë pjesë Rusia në Samitin e G20?

Ka qenë pikëpyetje nëse Rusia do të marrë pjesë në Samitin G20 që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Indonezi. Por tash është konfirmuar se Kremlinin do ta përfaqësojë kryediplomati rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe. Por nuk pritet që të ketë takim me ndonjë zyrtar amerikan apo evropian.
Më parë është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar nikoqirit të G20, Indonezisë – që mos ta ftojë Rusinë në këtë Samit.
Megjithatë, ftesa ka ndodhur dhe nuk është raportuar që ndonjë shtet e ka refuzuar pjesëmarrjen.
Rusia më 24 shkurt të këtij viti ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Të ngajshme

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj