Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka deklaruar për FrontOnline se është duke vlerësuar komentet e pranuara nga palët e interesit lidhur me propozimet për tarifat e reja të energjisë elektrike. Pasi të mblidhen të gjitha mendimet dhe sugjerimet, ZRRE planifikon të marrë vendimin për Hyrat e Lejuara Maksimale më 11 prill 2025, në mbledhjen e Bordit të ZRRE-së.
“Aktualisht, Zyra e Rregullatorit për Energji është duke kryer vlerësimin e komenteve të pranuara nga palët e interesit lidhur me propozimet për tarifat e reja të energjisë elektrike. Pritjet janë që vendimi për Hyrat e Lejuara Maksimale të merret më 11 prill 2025, në mbledhjen e planifikuar të Bordit të ZRRE-së’’, thanë nga ZRrE.