Telenews

A do t’i vizitojë Talat Xhaferi si kryeministër Kosovën dhe Shqipërinë?

Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.

Pasi mori pozitën e drejtuesit të ekzekutivit, Xhaferi ka treguar nëse do ta vizitojë zyrtarisht Kosovën dhe Shqipërinë.

“Muji shkurt është muaji i Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, pastaj është Takimi i kryeministrave në Bankën Botërore në Londër – shkova nuk shkova do t’i takojë në këto ngjarje t♪7 rëndësishme ndërkombëtare”, tha Xhaferi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Si kryetar parlamenti kam qenë gjithkund në rajon, kështu që raporti, relacioni, botëkuptimi është çështje parimore… është çështje mbi të gjitha që ne gjithë duhet të çojmë porosi për përcaktimin euro-atlantik tonin dhe komunikimi duhet të jetë me instancat në Bruksel e Uashington, që mbetemi koshientë të përcaktimeve strategjike shtetërore, kombëtare, ndërkombëtare, të jemi pjesë e atyre vlerave për të cilat punojmë me dekada me përkushtim të gjithë ne”, tha tutje kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj