Telenews

A e bindi Kurti PDK-në t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare? Tregon Memli Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, e mohoi që kjo çështje të jetë diskutuar në takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka qenë i mendimit që ato marrëveshje duhet të votohen.

Krasniqi u shpreh se me Kurtin nuk ka pasur as marrëveshje për zgjedhje dhe se ajo duhet të bëhet me partitë opozitare.

“Qëndrimi ynë politik, për të mos i votu marrëveshjet, ka qenë si reagim ndaj faktit që veprimet e Kurtit kanë sjellë sanksione ekonomike nga BE, ka qenë reaksion që s’pajtohemi me ty. E dyta ka qenë me vështirësi qeverisjen e tij përmes veprimit politik, në mënyrë që me i përshpejtu zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme marrin rrugë javën e  ardhshme. Arsyeshmëria për pozicionim politik që i sjell zgjedhjet nuk është më. S’kemi qenë komfor, në faktin që këto marrëveshje, një pjesë nuk shkojnë tutje”, ka thënë ai.

“Prej kur i kam thënë Hamzës idenë time, që ai duhet të jetë kandidati për km, dhe i ardhshëm. Një nga temat që m’i ka ngritë ka qenë marrëveshjet ndërkombëtare. Ka pasur kërkesë që në momentin e parë që nga kandidimi i tij të gjendet rruga për votimin e tyre”, ka vijuar ai.

Krasniqi ka ripësëritur se vendimi për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare është i pavarur nga takimi me Kurtin.

source

Të ngajshme

Abdixhiku: Për katër vjet, Qeveria ka krijuar vetëm 2 kilometra rrugë të reja

KushtrimGuraj

Qeveria ndan mbi 1 milion euro për pagat e mësimdhënësve në Viti dhe Kamenicë

KushtrimGuraj

A do të rikthehet Melania Trump si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara?

Erzana Fazliu