Telenews

A e rrit qumështi sheqerin në gjak? Ja çfarë thonë ekspertët

a-e-rrit-qumeshti-sheqerin-ne-gjak?-ja-cfare-thone-ekspertet

Qumështi është njohur prej kohësh për përfitimet e tij për dhëmbët dhe kockat. Tani, ekspertët kanë zbuluar se një gotë qumësht në ditë mund të ulë gjithashtu rrezikun e kancerit të zorrës nga pothuajse një e pesta, sipas një studimi të realizuar me mbi gjysmë milioni gra.

Sipas hulumtimit të ri, një shtesë prej 300 mg kalciumi në ditë, sa përmban një gotë të madhe qumësht mund të lidhet me një ulje prej 17% të rrezikut të kancerit të zorrës.

Ndërkaq, një filxhan qumësht në mëngjes mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi të ri të realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Guelph-it në Kanada.

Studimi përfshiu 32 pjesëmarrës me peshë trupore ideale dhe me një moshë mesatare prej 23 vjetësh. Rezultatet treguan se konsumimi i qumështit gjatë kafjallit ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në reduktimin e oreksit gjatë ditës.

Sipas hulumtuesve, ky efekt i dobishëm lidhet me aftësinë e qumështit për të ngadalësuar tretjen e karbohidrateve. Kjo ngadalësim ndihmon në shmangien e rritjes së shpejtë të nivelit të sheqerit pas ngrënies, duke përmirësuar kontrollin glikemik jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë orëve të pasdites. Këto gjetje përforcojnë rëndësinë e përzgjedhjes së ushqimeve të duhura për kafjall, veçanërisht për personat që dëshirojnë të mbajnë nën kontroll nivelin e glukozës në gjak apo të parandalojnë diabetin.

Studime të ndryshme, përfshirë ato nga “Journal of Dairy Science”, kanë treguar se qumështi dhe jogurti i dhisë ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore falë përbërjes së tyre unike ushqyese.

Qumështi i dhisë ka globula më të vogla yndyre dhe më pak laktozë, duke e bërë atë më të lehtë për tretje sesa qumështi i lopës.

Një studim nga “International Journal of Food Sciences” konfirmon se proteina e tij është më pak alergjike. Qumështi i dhisë është i pasur me kalcium, magnez, fosfor dhe vitamin A, të cilat mbështesin shëndetin e kockave dhe sistemit imunitar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A e rrit qumështi sheqerin në gjak? Ja çfarë thonë ekspertët appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Cilat ushqime janë efektive në luftimin e infeksioneve në trup?

KushtrimGuraj

Fruti që duhet të konsumoni në orën 9 të mbrëmjes për një gjumë cilësor

Valjeta Turkaj

Mjetet e ndihmës së parë që duhet t’i merrni me vete në çdo udhëtim

Valjeta Turkaj