Telenews

A ka pranuar Kurti ftesë nga Prokuroria për rastin Dehari flet Përparim Kryeziu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar ftesë nga Prokuroria e Shtetit, për rastin e vjedhjes së dëshmive të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Lajmin për Teve1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Nuk kemi pranuar një ftesë të tillë nga prokuroria”, i është përgjigjur Kryeziu pyetjes së Teve1.

Ndërkohë, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë përmes telefonit se Prokuroria nuk ka pse ta thërras Albin Kurtin në intervistë dhe se deklarimet e Haki Abazit janë fjalë të kota.

Deputeti i partisë në pushtet, Haki Abazi, javën e kaluar ka deklaruar se për rastin e vjedhjes së dëshmive në dhomën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, duhet të merret në pyetje kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Të ngajshme

Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti

Rrezarta Ramaj

Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen

Rrezarta Ramaj

Eli Fara thyen heshtjen pas publikimit të videove intime: Jam e lënduar, por s’kam arsye të turpërohem

Rrezarta Ramaj