Telenews

A mori hak Fatmir Haklaj për Ilir Konushevcin?

Avni Ajeti, i cili është njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, ka komentuar fjalët se Fatmir Haklaj ka marrë hak për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës në Tropojë, duke vrarë disa persona.

“Kështu flitet, që ndërlidhjen e ka bërë në këtë formë. Unë për vete, pas vrasjes së Ilir, as 10 ditë nuk kemi qëndruar në Tiranë. Kemi ardhur në Kosovë me armatimin më të madh që është sjellë aty”, tregoi ai.

Ai tregon se Haklaj i kishte ndihmuar UÇK-në me armatim.

“Kontakti me Fatmirin është marrë nga Gjakova. Fatmir Haklaj në këtë pikë me neve ka qenë korrekt. Ju kemi drejtuar dhe i kemi kallëzuar hallin tonë. Tip fjalë pak, i qetë, jo me dhënë fjalë shumë. Por gjithmonë ato fjalë që i ka thënë, i ka mbajt. Ka filluar grumbullimin e armatimit. Kemi bashkëpunuar edhe me njerëz, jo vetëm me të. Këto vrasje nuk i di. Fatkeqësi që kanë ndodhur ashtu. Ku me dit ku e kanë prekur njeriun”.

Të ngajshme

Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 17 mars

Rrezarta Ramaj

Sonte Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët

Blearta