Informacionin se Besarta Jashari do të jetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Klan Kosova e mori nga burime brenda këtij subjekti politik të cilët deri në orët e fundit të datës 11 dhjetor ishin duke finalizuar listën e plotë.
Megjithatë, vëllai i Besartës, Bekim Jashari, përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka mohuar se motra e tij do të garojë në zgjedhje.
“Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tone”, tha Bekim Jashari.
Tutje, Jashari bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend, në këtë moment, sipas tij, të rëndësishme për vendin.