Telenews

A po rrezikohet Kosova nga masat tjera ndëshkuese?

Ish-diplomati, Blerim Canaj thotë se Kosova rrezikohet edhe nga masa të tjera ndëshkuese.Sipas tij, këto masa vijnë nëse kryeministri Kurti nuk bën hapa serioze rreth implemtimit të marrëveshjeve të dakorduara.

“Nuk duhet të harrojmë që jemi nën masa, këto masa priten që të shtohen nëse kryeministri Kurti nuk merr hapa serioz rreth implementimit të marrëveshjeve dhe paraqitjes si partner, jo me këtë retorikë populiste ku shpesh edhe i fyen partnerët, e ata sillen kështu siç po sillen tani”, tha Canaj për GazetaBlic.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili para pak dite në një emision televiziv tha se pakoja e dytë e masave vjen për mos-dëgjim të fjalës.

“Diplomacia amerikane dhe BE-ja në raport me Kosovën me i ndryshu raportet BE-ja i ka ngrii apo e ka vendosë Kosovën në marrëdhënie të kufizuara, ndërsa SHBA-ja ka suspendu pjesëmarrjen e FSK-së në manovrën më të madhe ushtarake, ka kufizu funkisionarët qeveritarë. E mira është që nuk ka dënime kolektive, përkundër që evropianët unë besoj shumë që janë tu e pa mundësinë, nëse nuk ka zhvillim brenda javëve të ardhshme, që është konfirmu nga presidenti francez që është njëri nga treshja e madhe evropiane se nivel më të lartë nuk ka BE-ja kur hyn kancelari gjerman, presidenti francez dhe kryeministrja italiane atëherë për mosmbajtje të fjalës, për mosmbajtje të premtimit nga takimi i fundit në Bruksel dhe nga Samiti i BE-së në Moldavi ku janë vendos kushtet për largimin e masave ndaj Kosovës, atëherë hynë në fuqi pakoja e dytë”, tha nënkryetari i LDK-së.

Ndërsa, deputeti i PDK-së Xhavit Haliti tha se e ka të vështirë të flet për diçka të tillë, por sipas tij, kryeministri Kurti duhet t’i marrë hapat e duhur pas krejt deklaratave që kanë ardhë nga aleatët tanë.

“Deklaratën e Ambasadorit e kam dëgjuar dhe analizuar me shqetësim. Mesazhi është tepër shqetësues por shpresoj që Kurti e ka kuptuar dhe do merr masat e duhura në përputhje me qëndrimin publik, të deklaruar nga ShBA e BE. Uroj dhe lutem që SHBA , të mos marrin masa ndaj Kosovës.I vetmi mik që kanë pasur shqiptarët është Amerika… Ata nuk kanë asnjë interes territorial në Kosovë apo për këtë çështje ndonjë territor shqiptar. Vetëm kjo duhet të mjaftojë që t’i mbajmë afër përjetësishtë”, tha Haliti për GazetaBlic.

VIDEO BONUS: LDK e AAK thirrje Qeverisë: Çështjet e brendshme të Kosovës s’duhet të diskutohen me Serbinë

Të ngajshme

Molliqaj thotë se ambasadat në Kosovë po u bëjnë “presion të madh” gjyqtarëve të Kushtetueses për Asociacionin

LDK: Në 9 nga 11 vitet pas pavarësisë, Kosova kishte rritjen më të madhe në rajon

Gjilan – Vidhet një shumë e konsiderueshme e parave në një shtëpi