Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nga e marta do të ketë edhe një detyrë të re, që i është caktuar nga kryeministri.
Ajo është emëruar si koordinatore nacionale për parandalimim e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.
Ky është hapi i parë që parashihet në ligjin e ri për parandalilim e dhunës në familje që ka hyrë në fuqi nga tetori i këtij viti.
Hartuesit e këtij ligji tregojnë për rëndësinë që ka në zbatim.
“Esenca kryesore e dallimeve me atë paraprake është te parandalimi dhe promovimi që komponentet e rëndësishme të institucioneve përkatëse dhe pastaj detaje përshkruhen detyrimet e secilit institucion për të përmbushur këto dy per mendimin tim janë shtyllat kryesore sepse dhuna në familje tsshmë është pjesë e legjislacionit penal”, ka deklaruar Hilmi Jashari- Ish avokat i Popullit.
Jashari thotë se institucionrt duhet të ndryshojnë praktikën e mos zbatimit të detyrave që u përcaktohen me ligj.
“Unë jam pak skeptik që situata mund të ndryshojë një ligj nuk bene ndryshimin i vetem është i pamundur, brenda një viti mesatarisht janë nxjerr diku 100 ligje e te cilat pritet të zbatohen nga ekzekutivi dhe në anën tjetër nuk ka llogaridhënie sa i përket dështimeve në zbatimin e saj, ska mekanizma të kontrollit”, ka shtuar Hilmi Jashari- Ish avokat i Popullit.
Njëjtë sikurse Jashari thotë edhe juristi Anton Nrecaj, e sipas të cilit institucionet duhet të i trajtojnë seriozisht edhe dhunuesit, për të parandaluar këto raste.
“Institucionet dhe shteti duhet të merret edhe me pjesën e preventivës dmth me parandalimin por edhe me ushtruesit e dhunës në familje, për shkak se nëse themi se kemi më shumë se një mijë viktima të dhunës në familje brenda vitit, atëherë kemi edhe 1 mijë dhunues, dhe askush nuk merret me trajtimin e dhunuesve përpos pjesës ndëshkuese”, ka theksuar Anton Nrecaj- Jurist.
Vetëm për këtë vit që nga muaji janar në polici janë paraqitur, 2 mijë e 187 raste, nga to 2 mijë e 260 viktima e që shumica janë gra./Telenws/