Telenews

A po vjen PDK-RLL? Spekulime për një subjekt të ri politik në Drenas

Zëra të shumtë në skenën politike lokale kanë ngritur dyshime për krijimin e një subjekti të ri politik me emrin PDK RLL, që mendohet të jetë i lidhur me Ramiz Lladrovcin, kryetarin aktual të Komunës së Drenasit.

Sipas këtyre zërave, emri i subjektit përmban inicialet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të vetë Lladrovcit, duke shtuar spekulimet se ai mund të rikandidojë në zgjedhjet lokale përmes një strukture të re ose të pavarur politike.

Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për ekzistencën apo regjistrimin e një subjekti të tillë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por lëvizjet e fundit po ushqejnë më tej spekulimet.

Redaksia ka tentuar të kontaktojë Ramiz Lladrovcin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë një qëndrim zyrtar lidhur me këto zëra, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë ende përgjigje.

Të ngajshme

Shefi i EULEX: Sulmet e Qeverisë ndaj gjyqësorit janë të papranueshme dhe të patolerueshme

KushtrimGuraj

Çlodhja e Kurtit në ishullin grek, Haradinaj: Dhoma më e lirë 605 euro

KushtrimGuraj

Osmani hesht për Supremen, paralajmëron veprim ndaj institucioneve politike

KushtrimGuraj