Telenews

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

Dje në Kosovë, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, ku të drejtën e tyre për votim vetëm brenda Kosovës kanë votuar 722 mijë e 842 qytetarë, apo 36.88% të votuesve.

Përveç në Kosovë, të drejtën e tyre për votim kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës.

Përmes postës apo në përfaqësi diplomatike, kanë votuar rreth 100 mijë mërgimtarë, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë derisa të vlerësohen fletëvotimet nëse janë të vlefshme.

Por, a patën mundësi të votonin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët po mbahen në Hagë?

Përmes një përgjigje Prokuroria e Specializuar në Hagë ka thënë se janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.

Por, ata nuk kanë treguar nëse katër të lartëpërmendurit kanë votuar.

” U morën të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Nëse të paraburgosurit kanë vendosur të votojnë, kjo është çështje e tyre private dhe si e tillë nuk mund të komentojmë për të”, kanë thënë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për lajmi.net.

Pas mbylljes së qendrave të votimit dje në orën 19:00, KQZ-ja menjëherë ka filluar numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve.

Sipas këtyre rezultateve, VV-ja ka marrë 42,91% të votave, PDK-ja 21.08% të votave, LDK-ja 17,6% dhe AAK -ja 7.17%.

Sot pritet që të nis numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora. Më pas do të numërohen edhe votat e kandidatëve për deputetë.

Të ngajshme

Shkon në 19 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Filipine

Rrezarta Ramaj

“Kjo frymë i ka munguar Shqipërisë”/ Vesa Luma bën reagimin për protestat në Shqipëri

Rrezarta Ramaj

Shenjat në lëkurë që tregojnë se hamë shumë kripë

Rrezarta Ramaj