Telenews

AAK i përgjigjet Faton Pecit për objektin me qira: Kemi kontratë për këtë punë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka reaguar përmes një postimi në Facebook e ku ka kërkuar që disa prona të kësaj ministre ti kthehen titullarit këtë rast MPBZHR-së.

Por në fotografitë që ka publikuar ministri Peci shihet edhe objekti me qira i subjektit politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Blic ka kontaktuar më këta të fundit ku thonë se ka qenë një keqinformim i mediave sepse ministri në fjalë nuk e ka përmendur objektin ku gjendet me qira AAK-ja.

Kushtrim Xhemaili zëdhënës në këtë parti, ka sqaruar për hapësirat që shfrytëzon ky subjekt politik paguajnë qira dhe posedojnë kontratë valide me ministrinë e Bujqësisë.

“Shqetësimet e ministrit Peci për keqpërdorime të mundshme në kompleksin e objekteve ku i ka zyre Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk kanë fare të bëjnë me AAK-në dhe me hapësirën që e shfrytëzon partia jonë. Ky është një keqinterpretim i mediave, shpresojmë i paqëllimshëm. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këto zyre i shfrytëzon në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bazë të kontratës që e ka me Ministrinë e Bujqësisë”, thuhet në përgjigjen e Xhemailit.

Të ngajshme

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Rrezarta Ramaj

Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni!

Rrezarta Ramaj