Telenews

AAK-ja do të ndihej keq nëse do merrte letër nga Kurti, thotë Gjini

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini ka folur rreth ngërçit politik në Kosovë.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Gjini tha se ish-opozita nuk e ka për obligim t’ia bëjë shumicën partisë në pushtet.

“Ne besojmë se sjellja jonë ka qenë tepër korrekte, partitë në opozitë fundi-fundit nuk e kanë obligim fare me ia kriju shumicën pushtetit, nuk duhet me e pasë. Për me pasë shumicë duhet të kujdeset kush i fiton zgjedhjet. Për me i kriju ato shumica , shumë prej nesh sillemi normal me njëri-tjetrin edhe para zgjedhjeve, edhe gjatë zgjedhjeve. Por nuk mundesh me i refuzu krejt, me i fy krejt. Qysh po e do shumicën Albin Kurti? Prej kujt po do me e marrë atë shumicë?”, tha politikani.

AAK është partia që nuk mori kërkesë për bashkëpunim nga ana e VV-së, as nuk pati bisedime, qysh patën LDK, PDK e Nisma.

Lidhur me këtë, Gjini thotë se si AAK do të ndiheshin keq nëse do të merrnin letër nga VV, duke shtuar se është Kurti ai që sipas Gjinit, ka ndihmuar në pozicionimin ndërkombëtarë të Serbisë.

“Ne e kemi treguar me kohë që në asnjë variant nuk kemi me qenë në pushtet me Kurtin. Ne ishim ndje keq nëse do të na shkruanin letër, sepse ne i kemi treguar prej kohësh çfarë mendojmë, ne mendojmë që agjenda e zotit Kurti i ka ndihmuar konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Serbisë deri tash”, tha Gjini.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Kosova importoi mbi 2 miliardë euro mallra për vetëm katër muaj

KushtrimGuraj

Në Ferizaj, personave me çrregullime mendore në rrugë u japin viagra (VIDEO)

Donat Hashani