Telenews

AAK mbledh strukturat e rajonit të Prishtinës, diskutojnë për organizimin e Aleancës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se strukturat e partisë në rajonin e Prishtinës kanë diskutuar aspektet e organizimit të brendshëm të Aleancës.

Në njoftim thuhet se në diskutim kanë marrë pjesë degët nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi.

“Vërehet një mobilizim i shtuar i strukturave të Aleancës me qëllim të përballjes me sfidat shumë të mëdha me të cilat aktualisht po përballen komunat respektive si pasojë e qeverisjes së dobët në vend”, kanë njoftuar nga AAK-ja.

Tutje, në njoftim thuhet se bashkimi i shumë strukturave partiake në një front të përbashkët i jep frytet e veta.

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj