Telenews

AAK me 5 propozime emergjente ndaj qeverisë për dalje nga kriza

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku Besnik Tahiri ka folur për ngritjen e çmimeve në Kosovë dhe, sipas tij, mosveprimin e qeverisë karshi këtyre çmimeve.
Sipas Tahirit, situata është e jashtëzakonshme, përderisa qeveria këtë gjendje po e trajton sikur të jetë e zakonshme.
Në emër të AAK-së, ai i ka propozuar Qeverisë së Kosovës pesë pika, që do të ndikonin në lehtësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës në këtë kohë.
Këto janë pesë propozimet emergjente të AAK-së:

  1. Kërkojmë që derisa të aprovohet ligji i pagave secilit zyrtar publik me vendim të qeverisë t`i ndahen nga 100 euro shtesë.
  2. Largimin e akcizës, përkohësisht për derivate
  3. Kërkojmë që të ketë subvencionime shtesë nga Ministria e Bujqësisë për ata që sigurojnë grurin e miellin, përmes riorganizimit të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë
  4. Të rritet paga minimale në Kosovë, vendim për pagën menjëherë
  5. Tashmë këtë e kemi në procedurë për Kushtetuese, tarifat e reja të energjisë, të ketë veprime urgjente.

Të ngajshme

Putin urdhëron rekrutimin në ushtri të 135 mijë rusëve deri në fund të vitit

Valjeta Turkaj

Sëmuret Përparim Rama, ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve në shtëpi

Valjeta Turkaj

Bastiset autoservisi i të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Valjeta Turkaj