Telenews

AAK nuk voton për Haxhiun, Haradinaj: Nëse ka kandidat të ri, votojmë pro

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj para senacës konstitutive është deklaruar për media.

Haradinaj ka thënë se nëse kemi kandidat të ri unifikues do ta kryejmë detyrën tonë, nëse jo do të vazhdoj njëjtë.

“Mendoj se është urgjente që ne si opozitë ta shqyrtojmë këtë situatë dhe të gjejmë një rrugë për veprime mëtejmë. Mund të jetë një adresim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Haradinaj.

Sot është tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Tashmë partia e parë e cila doli në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje po tenton që kryeparlamentarin ta zgjedh me votim të fshehtë, por kjo mënyrë e votimit nuk po përkrahet nga partitë opozitare.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 31 gusht

Rrezarta Ramaj

Ndërpritet furnizimi me ujë edhe në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit

Rrezarta Ramaj

Krismat alarmojnë Policinë në Prishtinë | Në lokacion po mbahej aheng familjar – 23-vjeçari pranon se shtiu me armë –

KushtrimGuraj