Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij e përkrah marrëveshjen sipas propozimit evropian.
Ai i ka sygjeruar kryeministrit që të ketë kujdes sa i përket nenit 7 dhe 10, ku flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Ai ka pasur kritika edhe sa i përket mostransparencës në dialog.
“Adresa jonë për mbrojtjen nga Asociacioni është vendimi i Kushtetutës. Ajo çka duhet të thuhet këtu është se Qeveria duhet që të ketë kujdes për trajtimin e nenit 7 si dhe 10. Kryeministër, kuvendin e ke thirr vetëm kur ke pas nevojë për mbështetje. Kuvendi ka qenë i anashkaluar, dhe sot kur po e trajtojmë këtë temë duhet që të kesh kujdes në trajtimin e saj. Prej Aleancës sa i përket kësaj marrëveshje e ki mbështetjen. Por ki kujdes se udhërrëfyesi mund të krijoj struktura që e pengojën marrëveshjen finale”, tha Tahiri.

