Telenews

AAK: Qeveria s’është të ndjell frikë e pasiguri, por për të ofruar zgjidhje në çdo temë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është drejtuar krerëve të shtetit se ata nuk duhet të mbjellin frikë, traumë e pasiguri te populli, pasi sipas tyre, kjo nuk kërkohet nga qeveria.

Sipas AAK-së, temat për luftën, dimrin e vështirë energjetik, vjeshtën e rëndë shëndetësore nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin as të kryeministrit e as të ministrave, pasi siç thuhet në reagim, këta të fundit janë për të ofruar zgjidhje në secilën temë.

“Kujtojmë se mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të sigurisë në botë ishin skeptike sa i përket formimit të Ushtrisë së Kosovës, por kryeministri Haradinaj në vend që të fliste për rreziqet, iu përvesh punës për krijimin e ushtrisë, pa zhurmë e gjithnjë në koordinim me ShBA-të”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Tutje, AAK ia la lëvdatat kreut të saj, Ramush Haradinaj, për krijimin e ushtrisë.

“Pra, institucionet e Kosovës, liderët shtetëror duhet të prodhojnë zgjidhje për tema të rëndësishme, jo të ankohen, jo të bëjnë përpjekje me shpërqendruar vëmendjen prej disa temave në disa tjera”.

“Ushtria e Kosovës bashkë me NATO-n, janë garantuese të paqes në Kosovë dhe në rajon. Sa më shumë që po forcohet dhe bëhet më profesionale FSK, aq më shumë rriten shanset të kemi një paqe më të qëndrueshme”, thuhet në reagim.

Të ngajshme

Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40-vjeçar pas një debati

Blearta

32 foshnja të braktisura në QKUK vetëm gjatë vitit 2025

Blearta

SHBA-ja dhe Irani ende larg marrëveshjes finale

Blearta