Telenews

Abazi del në konferencë për media, thotë se ka marrë kërcënime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, sot do të dalë në konferencë të media.

Ai këto konferenca po i mbanë çdo të premte ku flet për tema të ndryshme.

Po për sot ai ka paralajmëruar tri tema: Kundërshtimi dhe kërcënimet për Grupin e Gjelbër, Procesi i Berlinit dhe Targat, Qendrat Kulturore të mërgatës.

Deputeti Abazi, javë më parë kishte njoftuar për themelimin e Grupit të Gjelbër, brenda kuvendit por, sipas njoftimit të dhënë nga ai ka marrë kërcënime.

Konferenca fillon në orën 10:00 dhe mbetet të shihet se për çfarë “kërcënime” e ka fjalën Abazi.

Kujtojmë se ai publikisht e ka akuzuar shefen e tij, Mimoza Kusari-Lilën për mosbashkëpunim dhe siç ka thënë injorim të deputetëve brenda grupit.

Të ngajshme

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Yllka Gashi

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj