Telenews

Abazi: Nagip Krasniqi është i pafajshëm – në burg të hyjë personi që e ka sforcu me marrë vendime

Deputeti i pavarur, Haki Abazi në fjalën e tij lidhur me gjendjen e situatës energjetike në vend, ka thënë se kjo Qeveri ka tentuar ta manipulojë sektorin energjetik dhe ta mbysë zërin e sindikatave.

“Çfarë kemi parë për katër vite është një sjellje në rreth, një tentim për të bërë e përsëritur të keqen, për të manipuluar sektorin energjetik dhe kompaninë kryesore, Korporatën Energjetike. Dhe kjo ka vazhduar në kurrizin e qytetarit, në kurrizin e punëtorit, duke e eliminuar sindikatën e energjetikës, një pushtet i majtë i cili nuk i ka lënë vend në asnjë formë sindikatës, ka thënë Abazi.

Tutje ai ka shtuar se as në kohën e Serbisë nuk janë ndalur sindikatat në këtë Qeveri.

Sipas Abazit vendimmarrja në sektorin e energjisë është e mbyllur në duart e një ose dy njerëzve. Ai ka thënë që Nagip Krasniqi duhet të lirohet nga burgu e në vend të tij të hyjë “personi që e ka sforcu me marrë vendime”.

“Kjo tregon qartazi që vendimmarrja është mbyllur në duart e një ose dy njerëzve. Ose një njeri që jep urdhër ekzekutimi tek të tjerët. Publikisht po them që duhet me e lëshu Nagip Krasniqin se është i pafajshëm, përveç faktit që ndoshta ka nënshkru diçka që iu është imponu. Atë duhet me e lëshu prej burgut dhe aktakuzës edhe duhet me e marrë atë që e ka sforcu për me marrë vendime çfarë i ka marrë ai. Duhet me e lëshu edhe me e marrë në bashkëpunim, për me gjet rrënjën e problemit. Problemi është te kanceri i vendimmarrjes në këtë Qeveri”, ka deklaruar Abazi,

Të ngajshme

Gërvalla reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Prokuroria ishte e informuar për kërcënimet dhe dhunën ndaj saj që nga 10 korriku –

KushtrimGuraj

“Heroi ynë, të kujtojmë me mall”, Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit –

KushtrimGuraj

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë –

KushtrimGuraj