Telenews

Abazi shpërthen me akuza ndaj Kurtit, pretendon se nga Turqia u përpoq ta kalonte Kodin Civil

 

 

Kryeministri Albin Kurti tashmë është kthyer në Kosovë, nga një vizitë disaditore në Turqi.

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Kurti ka realizuar disa takime të njëpasnjëshme.

E së fundi ai tregoi se ka takuar edhe shkrimtarin e njohur, Orhan Pamuk i cili e kishte ftuar për darkë.

Pas kësaj ka reaguar ish-bashkëpunëtori i Kurtit, Haki Abazi, i cili vizitën e Kurtit në Turqi e lidhi edhe me deputetët e VV-së të cilët janë duke e kundërshtuar krijimin e Projektkodit civil.

“Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë- duhet kthyer antenën drejt Turqisë”, tha Abazi.

Madje sipas tij, as LGBTQI, as deputetët e përfaqësimit të besimtarëve mysliman nuk janë më naivët për të besuar përrallat e cirkut “të një palacoje që lulet e varrit i ka dëfrimin më të madh në karrierën e manipulimit komunist”.

Të ngajshme

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj