Telenews

Abazoviq: Jam i gatshëm për qeveri teknike

Kryeministri i Malit të Zi,  Dritan Abazoviq, ka thënë se është i gatshëm ta formojë një qeveri teknike. Këtë deklaratë Abazoviq e ka dhënë një ditë para se të shkojë në Kuvendin e Malit të Zi mocioni i votëbesimit kundër tij.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një prononcim për televizionin malazez, Adria ka thënë se është i gatshëm ta formojë një qeveri teknike.

Abazoviq, ka thënë se votimi pro mocionit të mosbesimit kundër tij, është legjitim por njëkohësisht edhe i çuditshëm.

“Nëse kjo ndodh, nuk do ta konsideroj si diçka jo legjitime nga përfaqësuesit e tyre. Megjithatë, mendoj se do të ishte paksa e çuditshme, veçanërisht nëse do të vinte si reagim ndaj nënshkrimit të Marrëveshjes Themeltare”.

 

Të ngajshme

Betohet kabineti qeveritar Kurti 4

Yllka Gashi

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime

Yllka Gashi

“Rezymeja e Kurtit”, Zemaj: E njëjta propagandë, por mashtrimi është deshifruar

Yllka Gashi