Telenews

Abazoviq në ndeshje basketbolli në Beograd: Një nder të jesh mysafir i Partizanit

Ish kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vazhdon pa fije turpi që të jetë i pranishëm në shtetin e armikut të përbetuar përjetë të shqiptarëve, Serbisë.

Abazoviq që është me prejardhje shqiptar? i Malit të Zi, sonte ka qenë prezent në ”Stark Arena” të Beogradit, për të përcjellë duelin e basketbollit mes Partizanit dhe Panathinaikosit, derisa pa fije turpi shihej nga kamerat duke bërë tifo me të madhe për ekipin serb.

Me të vërtetë pamje të tilla të bëjnë të mendosh se a ka shqiptar në botë që do të mund ti gëzohej fitores së një ekipi serb, madje në mes të Beogradit pranë mijëra tifozëve serbë që shumë shpesh thërrasin kore kundër shqiptarëve.

Klubi i Partizanit sonte Abazoviqit i kishte përgatitur edhe vend special, fare pranë skuadrës dhe shtabit teknik e ai nuk hezitonte që shpesh herë të ngritet në këmbë dhe të kërkojë mbrojtje të fortë nga ekipi serb.

Në fund, dëshira e Abazoviqit plotësua pasi Partizani e mposhti Panathinaikosin pas vazhdimeve 92-87.

Të ngajshme

Merkato e janarit: Milan transferon bomberin e ri për 20 milionë euro

KushtrimGuraj

Doktori jep diagnozën tronditëse të Yamal: I shkakton probleme në lëvizje dhe në goditje të topit

KushtrimGuraj

Yll Gashi, “makina e golave” te Bayerni – “i turren” Kosova e Shqipëria

KushtrimGuraj