Rashko Konjeviq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi nuk ka qenë i informuar nga shefi i tij, Dritan Abazoviq për nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.
“Mënyra se si ai zgjodhi për të nënshkruar një dokument të tillë flet qartë për cilësinë dhe përmbajtjen e dokumentit”, tha Konjeviq, raporton Vijesti, transmeton Express.
Ashtu edhe ministri i Jashtëm i Mali të Zi, Ranko Krivokapiq ka shprehur kritika për mënyrën sesi është nënshkruar marrëveshja.
Për shkak të kësaj marrëveshjeje, Abazoviq rrezikon të shkarkohet nga posti i kryeministrit.

