Telenews

Abazoviq: Të hyrat ishin 225 milionë euro më shumë se vitin e kaluar në Mal të Zi

Mali i Zi ka arritur rezultate spektakolare ekonomike para fillimit të sezonit kryesor turistik.

Kështu ka deklaruar së paku kryeministri në largim i Malit të zi, Dritan Abazoviq.

Ai ka shkruar në Twitter se të hyrat kanë qenë 225 milionë euro më shumë se vitin e kaluar dhe ka shtuar se do të propozojë ribalancim të buxhetit për shkak të kësaj situate.

“Ne nuk kishim frikë të merrnim vendime të guximshme dhe për këtë arsye të gjithë parametrat janë rekord. Lufta kundër korrupsionit, thyerja e monopoleve dhe disiplina më e madhe shkaktoi rezultate të tilla”, ka shkruar lideri i lëvizjes URA.

Ai falënderoi ministrin e Financave, Aleksandar Damjanoviq dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë së 43-të, si dhe të punësuarit në administratën publike për punën e tyre të përkushtuar.

Të ngajshme

Zelensky: Të dashur aleatë, Putini po ju teston

KushtrimGuraj

Njësoj si të pish 50 cigare në ditë, ky është qyteti më i ndotur në botë

KushtrimGuraj

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu