Telenews

Abdixhiku akuzon Kurtin për kapje të bordeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur akuza ndaj qeverisë Kurti, në një vjetorin e formimit të kësaj të fundit.
Abdixhiku ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin, Albin Kurti, se i ka kapur bordet dhe institucionet publike, teksa përmend krizat që sipas tij nuk janë menaxhuar siç duhet nga ta.
“Përgjatë 12 muajve të shkuar, kjo qeverisje e paaftë është përcjellur me popullizëm, arrogancë dhe mungesë të vizionit, është braktisur me largimin nga qëllimin kryesor që një qeveri ka, që është adresimi i halleve dhe problemeve të qytetarëve. Nga kriza e pandemisë, te ajo energjetike, te rritja alarmante e çmimeve, Qeveria Kurti ka vendosur t’i braktisë qytetarët dhe në betejën e tyre me përballueshmërinë të sillet si vështruese e krizave. Ajo ka dështuar të veprojë me kohë”, u shpreh ai.
Madje, deputeti Abdixhiku, tha se kjo qeveri ka qenë e aftë në kapjen e bordeve, kompanive publike dhe institucioneve të pavarura.
“Kjo qeveri në paaftësinë e saj, ka qenë e aftë në kapjen e bordeve, kompani publike, institucioneve të pavarura, me qëllim t’i zaptojë ato me familjarë e militantë. Kapja ka rezultuar të jetë fatale në momentin e parë që jemi përballur me energjinë apo me rritjen e çmimeve”.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani