Telenews

Abdixhiku fton Blendi Fevziun në Podcastin e radhës

 

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se gazetari, Blendi Fevziu do të jetë mysafir i radhës në Podcastin “Rruga e Re”.

LDK-ja ka nisur serinë e Podcastave, ku diskutohet për problemet në Kosovës dhe idetë për zgjidhjen e tyre.

”Bashkëbisedim i hapur, tematika aktuale dhe një rrëfim autentik për politikën, gjuhën në sferën publike, zhvillimet në Kosovë e Shqipëri, dhe plot ngjarje e përvoja personale”.

“Epizodi i dytë i Podcastit “Rruga e Re” publikohet këtë të enjte, nga ora 20:00 në faqen zyrtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka paraqitur alternativën “Rruga e Re”, duke u zotuar se “është zgjidhje për Kosovën”. /Gazeta Express

Të ngajshme

Në BDI thonë se e kanë fituar Gostivarin në raundin e parë, Kërçova e Struga në balotazh

Valjeta Turkaj

Shpëtimi i jetës: Ushtria zvicerane dekoron tre shqiptarë

Valjeta Turkaj

Numërohen mbi 50 për qind e votave të diasporës

Valjeta Turkaj