Telenews

Abdixhiku: Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se motoja e organizmit të sotëm në Prishtinë ishte “Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm”.

“Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm – kjo ishte motoja e organizimit të sotëm në Prishtinë. Me gratë dhe vajzat e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëbiseduam për të barazinë e domosdoshme gjinore që shoqëria jonë duhet të arrijë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai tha se propozimet e disa prej bashkëpartiakeve të tij, do t’i shndërrojnë në politika programore të partisë dhe iniciativa ligjore në kuvend.

“Fjalimet dhe propozimet konkrete të Jehonës, Doarsës, Hykmetes e Vlorës, do t’i shndërrojmë në politika programore partiake si dhe në iniciativa ligjore në kuvend”, ka shtuar ai.

Ai tha se LDK-së i takon që në vend të zymtësisë depresive që të tjerët krijojnë sot, të japë shpresën e njëmendtë që vendi ynë e meriton.

“Duke i njohur nga afër potencialet e ekipeve tona, duke i njohur mirë dhe gratë e vajzat që sot bëjnë politikën e LDK-së, përveç se jam i bindur se ndryshimin do ta bëjmë bashkërisht, jam dhe krenar që po rrugëtojmë me to në çdo përpjekje përpara”, ka shtuar.

Të ngajshme

Rita ‘shoferja më e re’, kalon testin e vozitjes

Yllka Gashi

Wikipedia korrigjon prezantimin e Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte

Yllka Gashi

“Liria ka emër” në mbështetje të çlirimtarëve shfaqet gjatë përballjes Belgjikë-Francë

Yllka Gashi