Pasi Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme, ku parashihet votimi i buxhetit për vitin 2026, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, reagoi duke kritikuar mënyrën se si është thirrur seanca.
Abdixhiku tha se seancat janë thirrur “pa asnjë konsultim dhe komunikim”, dhe akuzoi pushtetin aktual, duke i cilësuar si “popullistë të rrezikshëm”.
Abdixhiku theksoi se LDK-ja nuk do të mbështesë Qeverinë Konjufca 1, duke e cilësuar atë si një “pakicë” që nuk mund të sillet si shumicë.
“Zvarritën tetë muaj krijim e shumicës e formimin e institucioneve. Na i humbën edhe 15 ditë të tjera me mandatar kukull që s’bënte asnjë përpjekje për minimalisht qeverisje. Nesër, në ditën e fundit, orën e fundit, afatin e fundit, paskan thirrur dy seanca për urgjencën që e shkaktojnë vet me vonesë. Pa asnjë konsultim. Pa asnjë komunikim. Pa asnjë diskutim. LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot”, shkruhet ndër tjerash në njoftimin e tij.
Postimi i plotë: /Klankosova.tv

