Telenews

Abdixhiku i premton Obiliqit: 5 miliardë euro investime dhe central të ri me gaz

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur sot tubimin e parë në qytetin e Obiliqit.

Nga këtu, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku u premtoi atyre 5 miliardë euro investime në infrastrukturë, energji, ujë, hekurudha, sport e po ashtu edhe në kulturë, si dhe central të ri me gaz për pavarësi energjetike.

“5 miliardë euro investime në infrastrukturë, energji, ujë, hekurudha, sport dhe kulturë. Centrali i ri me gaz për pavarësi energjetike. Rrugë që lidhin rajonet. Projekte që hapin vende pune”, tha Abdixhiku gjatë tubimit.

Abdixhiku theksoi se LDK beson që zhvillimi ekonomik nuk mund të vijë duke sakrifikuar shëndetin e njerëzve dhe se energjia nuk mund të prodhohet pa standarde mjedisore.

“Nuk mund të ekzistojë pa përgjegjësi sociale. Dhe se Obiliqi nuk mund të mbetet zonë flijimi për rehati politike. Prandaj programi ynë parasheh investime serioze në energji të pastër, në modernizim të kapaciteteve ekzistuese dhe në mbrojtje reale të mjedisit”, deklaroi Abdixhiku.

 

Të ngajshme

Hargreaves mirëpret njohjen nga Bahamas: Zhvillim pozitiv, forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

KushtrimGuraj

Begaj mirënjohje Bahamas për njohjen e Kosovës: Kontribut domethënës për paqen dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajon

KushtrimGuraj

Kërkohet paraburgim për 7 të arrestuarit e djeshëm, dyshohet se e dëmtuan buxhetin për milliona euro

KushtrimGuraj