Telenews

Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë: LDK ka më së paku parregullësi!

lumir-abdixhiku-ofron-doreheqjen-ne-kuvendin-e-ldk-se

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër për manipulim të votës në disa qytete, duke akuzuar struktura të caktuara se kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve në dëm të kandidatëve të rinj dhe reformues.

Abdixhiku ka theksuar se vota nuk u është marrë këtyre kandidatëve për shkak të gabimeve të tyre, por pikërisht sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk i përshtaten një politike të ndërtuar mbi interesa personale, shkruan Telenews.

Sipas tij, sulmi ndaj politikanëve të rinj është sulm ndaj idesë së reformës dhe ndaj një gjenerate që beson në të ardhmen.

“Parisit, dhe jo vetëm atij, por dhe politikanëve tjerë të rinj, ua tjetërsuan votën. Jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi. Kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër; goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja.Mbi të gjitha, goditet reforma!Kjo që po ndodh në disa qytete, nuk është rastësi. Është rezistencë e atyre që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot. Sulmi ndaj emrave të rinj e të pastër është sulm ndaj punës tonë pesë vjeçare dhe ndaj vullnetit të mbështetësve që është shprehur qartë me votë të lirë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka paralajmëruar se do të ketë pasoja konkrete pas mbajtjes së Kuvendit të partisë, jo vetëm në aspektin e turpit publik dhe ligjit të Republikës, por edhe përgjegjësi politike brenda vetë partisë.

Të ngajshme

Njësia B2 ndalet për kontroll teknik– pas 2 mijë orë operim të pandërprerë, thotë KEK-u

Valjeta Turkaj

Rinumërimi: Shkon në 4 mijë numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 të tjera për Nait Hasanin

KushtrimGuraj

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

KushtrimGuraj