Telenews

Abdixhiku mbledh në Istog të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një takim me struktura në Istog.

Në një fotografi të siguruar nga takimi, shihet një numër i madh i pjesëmarrësve në sallë.

Në këtë takim i pranishëm është edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Po ashtu pjesë e këtij takimi merret vesh se janë edhe të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në të gjitha komunat e Kosovës.

Nuk dihen ende arsyet e takimit, por shihet si takim i strukturave të LDK-së.

Ky nuk është takimi i parë i këtij formati. LDK edhe më herët ka mbledhur strukturat dhe kryetarët e degëve.

Të ngajshme

Zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës –

KushtrimGuraj

Ja kur përfundon gjysmëvjetori i parë dhe sa ditë do të zgjasin pushimet dimërore për nxënësit –

KushtrimGuraj

Ndahet nga jeta ish-punëtori i KEK-ut, Qamil Krasniqi –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…