Telenews

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, tha se me tubimin masiv në qytetin e Ferizajt, qytetarët i paskan dhënë kushtrim uraganit të fitores së madhe.

‘’I paskeni dhënë vulën e shumëpritur, se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur tashmë në këmbë; është kthyer tashmë në rrënjë. Dhe në këmbë e në rrënjë, LDK është e pandalshme’’, deklaroi Abdixhiku para qytetarëve.

Ai tha se ‘’që ta kuptojnë të gjithë, që të na dëgjojnë të gjithë, kushtrimi bie nga kjo sallë e flaktë’’.

‘’Ky kushtrim na rikujton me krenari se ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës, e ky është Ferizaji ynë! Ky është Ferizaji i LDK-së’’, përfundoi ai.

Të ngajshme

Tentoi t’i jepte ryshfet policit në Jarinjë, arrestohet një shtetas i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Për tre ditë radhazi, mërgimtarët mirëpriten në Kuvendin e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 12 gusht

Rrezarta Ramaj