Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vazhduar tubimet elektorale. Ai sot është mahnitur nga pritja në qytetin e Deçanit.
“Deçan çka keni ba kështu?!”, ka pyetur ai.
Abdixhiku tha se të gjithë po e kanë zili LDK-në.
“Tash po e kuptoj se pse në këtë fushatë, të gjithë po na kanë zili; të gjithë duan të duken sikurse ne! Aq shumë zili na kanë, sa që tani po thonë ne jemi LDK! Them ta ndryshojmë slloganin sot,
Nga bëhu ndryshimi në ‘Krejt Kosova LDK’! E meqë duan të na ngjasojnë, e meqë aq shumë duan të duken si ne, le tua bëjmë më të lehtë! Le të votojnë drejt LDK, le të votojnë 124
Sepse ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës! Nga 1989 deri më sot. LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI!”, ka shkruar kandidati i LDK-së.