Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku nuk do ta takojë emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak por në vend të tij do të shkon nënkryetari Lutfi Haziri.
Lajçak, sot e nesër do të qëndroj në Kosovë, ku në ditën e nesërme do të takojë liderët opozitarë.
LEXO EDHE:
Mësohet agjenda e Lajçakut, takim që nuk ishte pritur me disa personalitete…
Takimi me Hazirin, Krasniqin e Haradinajn do të zhvilllohet në zyret e BE-së në Kosovë në orën 10:15.
“Po. Nesër kam me taku”, ka konfirmuar shkurt Haziri, për reporterin.
Në këtë takim pritet të prezantojë draftin “modern evropian” për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin sipas BE-së dhe Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti është pajtuar me të në Bruksel.
Pos opozitës, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, në Prishtinë pritet të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit. /Telenews.al/