Telenews

Abdixhiku pengohet nga deputetët e VV-së kur flet për dialogun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar mocion procedural që kryeministri i vendit, Albin Kurti të raportoj në Kuvend pas procesit dialogues në Berlin.

Ai para deputetëve tha se kërkon mbështetjen e çdo grupi që kryeministri të ftohet për të raportuar mbi procesin atje.

Abdixhiku tha se zhurma dhe frika e deputetëve të pushtetit është e paarsyeshme.

“Propozoj mocion procedura që si pike e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeminsitrit të Kosovës pas procesit dialogues konform nevojës se kohës për informim te sakte, kërkojmë mbështetjen e çdo grupi parlamentar zhurma dhe frika e deputetëve të pushtetit është e paarsyeshme, jeni shumë në numër jeni pak në guxim”, tha Abdixhiku.

Ndërkaq, pas Abdixhikut fjalën mori deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila e cila tha se fjalorin që Abdixhiku e përdori në Kuvend duhet ta përdorë vetëm në selinë e LDK-së.

“Duke qenë se procedurat e seancës janë të qarta ne rregulloren e Kuvendit, duke qenë se kemi ardh të trajtojmë 59 pika t e përmbyllura, edhe piken Dialogu Kosovë-Serbi, që është ndërprerë nga opozita. Mocionin e kombinuar me fjalim patetik te fjalorit te Adbixhikut ja rekomandoj ta bejë në selinë e LDK- së, sepse ai filloi te bej analize te marrëveshjes, analize komperative te marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij. Para se te ngrej alarmin për marrëveshjen e dakorduar në parim, dua t’ia kujtoj e ai ka kritikuar Kurtin për izolim të Kosovës”, tha Kusari-Lila.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj