Telenews

Abdixhiku: Për ne, Perëndimi nuk është dëshira jonë, është identiteti ynë autokton

 

Kryetari i Lidhjes Demomratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, tha se reflektimin euroatlantik Kosova po e përjeton edhe tash, 25 vjet pas çlirimit.

“25 vite më parë ne gjetëm lirinë. Ajo na erdh si triumf prej testamenti i përpjekjes së gjeneratave të tëra; erdh si dritë e fundme e paqësorëve të 90-tave, besimi i të cilëve s‘reshturi së pushuari kurrë; erdh si altar përjetësie ku pushojnë djemtë e vajzat çlirimtare të Kosovës; erdhi si fitore e angazhimit monumental euroatlantik, që në qiellin sipër nesh na shfaqej nëpërmjet fluturakeve të NATO-s”, tha Abdihiku.

 

I pari i LDK-së, në prani të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe personaliteteve tjera ndërkombëtare, tha se liria erdhi “nëpërmjet zërave të largët, që aso kohe na u bënë të afërt dhe në gjithë tmerrin e luftës e pafuqisë, ishin mes nesh për të na thënë se nuk ishim vet dhe sdo të mbeteshim vet”.

“Na vinin nëpërmjet zërave të Bill Clinton, Tony Blair, Javier Solana, Wesley Clark, Madeline Albright, Jamie Shea, Joshka Fisher, Massimo D’Alema, e përplot liderë e akterë tjerë botëror, që në orët më të rënda tona u gjind krah nesh. Prandaj jemi mirënjohës përherë. Prandaj u jemi falënderues gjithherë! Liria erdh siç e kishim besuar të gjithë”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, manifestimi i lirisë nga të tjerët është vet qëllimi i sakrificës për liri edhe i atyre që nuk e gëzojnë atë; edhe i atyre që nuk janë sot mes nesh që të jemi ne.

“Perëndimi u gjind krah nesh në orët tonë më të rënda, që na bëjnë bashkë sot këtu, një çerek shekulli pas”, tha ai.

 

source

Të ngajshme

Dugolli: Qasja e pabalancuar e Borrell-it dhe Lajçakut në dialog nxit tensione

Për vrasje të rëndë, dënohen me 38 vjet burgim tre persona e një i mitur

Ndalohen për 48 orë dy persona – dyshohen për hyrje në sisteme kompjuterike, mashtrim e shpëlarje parash